“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të ushqehemi sa më mirë në verë?
Mjeku:Ne duhet të marrim lëngje sa më shumë, as të nxehta dhe as të ftohta, në temperaturë normale. Tjetra, si gjithë organizmi nga temperaturat e larta dhe trakti tretës bëhet pak dembel. Nuk tretë me atë ritëm që tretë në temperatura të ftohta. Kështu që ne duhet t’i çojmë organizmit ushqime me sa më pak kalori, sa më të lehta për t’u tretur dhe me sa më shumë ujë.
Unë do thosha që edhe frutat e detit mund të jenë pjesë e regjimit ushqimor, po jo me sasi të shtuar. Pra, mund të themi që peshku mund të shtohet një herë, dy herë apo tre herë, edhe 4 herë në javë pse jo gjatë ditëve të verës. Nuk do të thosha gjë për produktet e detit, sidomos për personat që kanë yndyrna të larta. Në personat me një grupmoshë të caktuar, pra mbi 60 vjeç që kanë yndyrna të larta të mos kenë më shumë se një herë në 10 ditë apo dy javë produkte të tjera të detit. Gjithashtu do të thosha që frutat e detit dhe peshku, të mos jenë krudo te gratë shtatzëna në këtë periudhë, për shkak jo vetëm të mërkurit që ato përmbajnë, por mund të përmbajnë edhe elemente të tjerë që mund të jenë të dëmshëm për fetusin që është duke u krijuar
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.