MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Simptomat dhe shkaqet e astmës bronkiale

18.07.2022 - 08:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Simptomat dhe shkaqet e astmës bronkiale

Mjeku: Astma bronkiale është një sëmundje që prek një numër të madh njerëzish. Astma shkakton ngushtësi të muskujve dhe indeve bronkiale, ajo bllokon rrugët ajrore në mushkëri nga mukusi i tepërt. Sulmi astmatik mund të fillojë papritmas dhe mund të zgjasë 2-3 orë. Kjo gjendje shkakton kollë të pavullnetshme e të thatë, fytyrë të tensionuar dhe sy të kuq.

Ja disa nga simptomat e para të astmës që nuk duhet të mënjanohen:

– nervozizëm dhe pagjumësi

– dhimbje gjoksi

– vështirësi në frymëmarrje

– “zhurmë” në rrugët e frymëmarrjes

– kollë e vazhdueshme e shoqëruar nga mukusi

Sëmundja e astmës ka si një nga shkaqet kryesore të shfaqjes alergjinë. Rreth 90% e personave që vuajnë nga astma janë edhe alergjikë. Alergjitë më të zakonshme mund të shkaktohen nga poleni, pluhuri, myku, tymi i duhanit, qimet e lëkurës së kafshëve etj. Këto substanca mund të shkaktojnë lirimin e histaminës dhe kimikateve të tjera në trup që shkaktojnë reaksione alergjike dhe sulme astmike. Faktor tjetër që lidhet me astmën është gjenetika/ trashëgimia. Shkencëtarët kanë zbuluar një gjen që i bën njërëzit të pambrojtur ndaj kësaj sëmundje.

Infeksionet e mushkërive janë një tjetër shkak që mund të shkaktojnë astmë. Bronkiti, një infeksion viral i rrugëve të frymëmarrjes është një shkak i zakonshëm i astmës. Shkaktarë të tjerë mund të jenë aktiviteti fizik, stresi emocional, ndotja e ajrit etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çlodh zemrën dhe muskujt

Ke probleme me zemrën? Konsumo banane!