MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A keni diçka në lidhje me flokët e thinjura?

29.08.2022 - 08:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A keni diçka në lidhje me flokët e thinjura?

Mjeku: Nuk ka asnjë formulë për të zhdukur thinjat. Shikojmë receta të ndryshme (popullore) që rekomandohen, por personalisht nuk di që të kenë efektshmëri. Flokët thinjen kur folikulat e tyre prodhojnë më pak melaninë, pigmenti që i jep ngjyrën flokut. Zakonisht thinjat e para nisin të shfaqen pas të 30-ave, por disa femra/meshkuj mund të shohin flokët e parë të bardhë edhe në të 20-at.

Mosha e shfaqjes së thinjave të para është e lidhur fort me dy faktorë kryesorë: raca dhe gjenetika. Kështu që nëse prindërit tuaj janë thinjur herët, edhe ju do të keni të njëjtin fat.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa arsye, veçse trashëgimisë...

Pse flokët mund të thinjen në moshë të re?