MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë roli ka vitamina D gjatë shtatzënisë?

01.08.2022 - 11:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Çfarë roli ka vitamina D gjatë shtatzënisë?

Mjeku: Vitamina D luan një rol të rëndësishëm edhe në mbarëvajtjen e shtatzënisë. Studimet tregojnë se mungesa e vitaminës D gjatë shtatzënisë lidhet me një rrezik më të rritur 0për lindje premature, diabet të shtatzënisë, pre-eklampsi, bakteriozë vaginale. Një pjesë e studimeve (por jo të gjitha) e lidhin mungesën e vitaminës D edhe me rritjen e rrezikut për të patur një fëmijë me autizëm. Pra vitamina D është e rëndësishme si për shëndetin e nënës shtatzënë ashtu edhe të bebes. Marrja e vitaminës D është e sigurt gjatë shtatzënisë dhe efikase në parandalimin e mungesës së vitaminës D tek të porsalindurit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja cilat janë ushqimet që e kanë me tepri atë

10 shkaqet e mungesës së vitaminës D