“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti:Cilat janë vitaminat që na duhen për sy të shëndetshëm?
Mjeku: 1. Vitamina A shumë e rekomandueshme për shëndetin e syrit , gjendet tek të gjitha perimet dhe frutat bashkë me shumë anti-oksidante(sallatra jeshile dhe karrota);
2. Gluteina dhe zeaksantina, janë anti-oksidante karotenoide të verdhë të njohur si pigmenti makular që gjendet edhe në qendër të retinës, që e mbron syrin nga rrezet e dëmshme, bllokon natyralisht filtrin e dëmshem të diellit dhe dritën e dëmshme blu;
3. Omega 3, shumë e rendësishme për shëndetin e syrit,( gjendet ne sasi te larta ne retine miremban funksionin e syrit ), kur ajo është e ulët dëmton shikimin, sidomos tek fëmijet.
Marrja korrekte e Omega 3 ndihmon sidomos tek ata që vuajnë nga syrri i thatë. Disa studime thonë që marrja për 3 muaj ul ndjeshëm tharjen e syrit dhe ndihmon në formimin e likideve të syrit .
Omega 6 përdoret si anti-inflamator për shëndetin e syrit, nëse merret 3 -6 muaj terapi të rregullt ndihmon në uljen e tharjes së syrit;
4. Vitamina C, syri është organi në raport me të tjerët është ai qe ka nevojë më shumë për anti-oksidante për ta pasur të shëndetshem, kështu që sasi të larta të vitames C që gjenden në frutat e stinës dhe perimet, sidomos tek specat zile, lakrat , brokolit, dhe agrumet;
5. Vitamina E, shumë e rendësishme tek familja e anti-oksidanteve për syrin gjendet tek bajamet, farat e lulediellit, vajrat vegjetalë si vaji i lirit ;
6. Syri ka nevoje për zink, shumë zink, edhe ai luan rolin e anti-oksidanteve. Nivelet e ulëta të zinkut në organizëm favorizojnë atë që quhet verbëri e natës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.