10.08.2022 - 11:15
Erald Dervishi do të jetë President i Federatës Ballkanike të Shahut!
Presidenti i Federatës Shqiptare u zgjodh në këtë post, në kongresin e FIDE (Federata Botërore e Shahut) në Chennai Indi, ku u kryen zgjedhjet e federatave rajonale e kontinentale.
Si rrjedhojë, Selia e Federatës Ballkanike do të jetë në Tiranë.
Kongresi i FIDE u zhvillua nga 1 deri në 8 gusht, në të njëjtën kohë me Olimpiadën Botërore. Ky aktivitet u zhvillua nga 29 korriku deri më 10 gusht.
Zgjedhja e Dervishit në krye të Federatës Ballkanike të Shahut nënkupton shumë punë e përgjegjësi, por pa dyshim edhe privilegj.
/konica.al
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Federata Europiane e Shahut
Mjeshtri i Madh shqiptar, drejtor i ECU
150 shtete, meshkuj e femra
Shqipëria e nis mirë Olimpiadën e Shahut
Klean Shuqja triumfon në Selanik