MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse është kaq e rëndësishme biotina?

08.08.2022 - 09:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Pse është kaq e rëndësishme biotina?

Mjeku: Biotina është një vitaminë e grupit B që ndihmon trupin tuaj të shndërrojë ushqimin në energji.

E quajtur edhe vitamina H ose vitamina B7, ajo është e rëndësishme për funksionimin e syve, flokëve, lëkurës dhe trurit por mund të ndihmoje gjithashtu edhe mire-funksionin e mëlçisë.

Biotina është një vitaminë e tretshme në ujë, që do të thotë që trupi juaj nuk e ruan atë. Si rezultat, duhet ta konsumoni rregullisht për të ruajtur nivelet adekuate.

Mungesa e biotinës është aq e rrallë saqë nuk ka prova të mjaftueshme për të vendosur një dozim të rekomanduar ditor (RDA) ose kërkesë mesatare të vlerësuar (EAR) për të. Sidoqoftë, vlera ditore (DV) për biotinën është zakonisht rreth 30 mcg në ditë.

Ndërsa biotina është në dispozicion si shtesë, shumica e njerëzve mund të marrin gjithçka që u nevojitet duke ngrënë një dietë të larmishme.

Mangësia është e rrallë dhe mund të shmanget duke ngrënë ushqime të pasura me biotinë.

Disa nga burimet më të mira të biotinës përfshijnë bishtajore, të verdhë veze, mish te brendshme, arra, fara, kërpudha, avokado, patate të ëmbla dhe maja.

Suplementet e biotinës janë gjithashtu në dispozicion, por shumica e njerëzve mund të marrin të gjithë biotinën e nevojshme duke ndjekur një dietë të ekuilibruar.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.