“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pse rritet kolesteroli pas të njëzetave?
Mjeku: Pas moshës 20 vjeç, nivelet e kolesterolit fillojnë të rriten në mënyrë natyrale. Tek meshkujt, nivelet e kolesterolit bëhen të qëndrueshme pas moshës 50 vjeç. Tek gratë, nivelet e kolesterolit qëndrojnë të ulëta deri në fazën e menopauzës, pas hyrjes në këtë fazë ato rriten në të njëjtin nivel si tek meshkujt.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.