MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë këshillohet për parazitët te fëmijët e vegjël?

15.09.2022 - 09:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Do të doja të dija se çfarë këshillohet për fëmijët 4-7 vjeç për pastrimin e parazitit të feçeve në mënyrë natyrale?

Mjeku: Në feçe ekzistojnë disa lloj parazitësh. Për të përcaktuar se çfarë ilaçi duhet për fëmijët, atëherë është mirë të përcaktohet lloji i parazitit. Ndaj fillimisht është e rëndësishme të kryhet një vizitë tek mjeku specialist. Duhet të dimë se fëmijët shpesh nga pakujdesia prekin edhe anusin, duke përhapur infeksione të tjera. Më e rrezikshme situata paraqitet tek gjinia femërore, pasi ekziston mundësia që këto lloj parazitësh të kalojnë nga anusi në vaginë, duke dhënë infeksione vulvovaginite shumë acaruese. Unë do të këshilloja të bëhet shumë kujdes me higjienën, pasi këto lloj parazitësh lëshojnë vezë. Ilaçet tona ngordhin çdo lloj paraziti, por jo vezët.

Sot këto janë probleme krejtësisht të mjekueshme dhe nuk janë risk për shëndetin. Por gjithmonë fëmija duhet dërguar tek mjeku specialist, ku paraprakisht është e nevojshme një analizë e feçeve, për të vazhduar pastaj me kurën e duhur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN