MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Infeksion i lëkurës, a është ngjitës?

18.09.2022 - 09:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam një grua 34 vjeç dhe doja të pyesja rreth një problemi të vajzës sime 7 vjeçe. Para ca ditësh, pas shkuarjes në plazh, ju shfaqën disa puçrra me qelb në trup dhe mjekja që e vizitoi tha se bëhej fjalë për infeksion i lëkurës. Doja të dija nëse është ngjitëse dhe çfarë komplikacionesh jep kjo sëmundje?

Mjeku: Së pari do sqaroja se infeksionet e lëkurës janë ngjitëse. Ato mund të transmetohen lehtë nga fëmija te një bashkëmoshatarë tjetër, ose nga i vogli te i rrituri, nëse nuk respektohen kushtet higjeno-sanitare, si përdorimi i të njëjtin peshqir apo përdorimi i të njëjtave veshje, etj. Prandaj krahas mjekimit, kërkohet respektimi i kushteve higjenike, në mënyrë që të pardnalohet përhapja e infeksionit të persona të tjerë që kanë kontakt me të sëmurin. Për sa i përket pyetjes së çfarë komplikacionesh mund të japin do thosha se mund të ndodh që sëmundja të përhapet në të gjithë trupin, dhe të japë komplikacione që kërkojnë më trajtim më të gjatë dhe shenjat bëhen më të rënda.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.