“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Ju përshëndes nga Italia! Gjithmonë më keni ndihmuar me recetat tuaja. Doja të më ndihmonit edhe me një recetë për kollën, kollë që të mbyt, dhe kjo më ndodh sidomos në mëngjes herët. Faleminderit!
Mjeku: Nëse një person ka kollë të vazhdueshme dhe kjo e shqetëson sidomos në mëngjes herët, atëherë na bën që të dyshojmë për alergji. Zakonisht kjo ndodh me ndryshimin e ambientit dhe faktor kryesor mund të jetë lagështira.
Çfarë duhet të bëjë ky person? Nëse kolla është e vazhdueshme dhe e përditshme, pacientit i udhëzohet të bëjë së pari një vizitë tek mjeku pneumolog për të vendozuar diagnozën me bërjen e ekzaminimeve përkatëse, duke nisur me një analizë të thjeshtë gjaku, abcesi pulmol (spirometria), testin alergjik etj. Për çdo person i cili ka kollë të vazhdueshme, këshillohet të bëhet një test alergjie, pasi dihet që alergjitë janë të shumta (pluhurat, polenet, lagështia, ushqimi etj) dhe vetëm bërja e këtyre ekzaminimeve mund ta përcaktojë shkakun, për t’i dhënë më pas një recetë të caktuar e për të vijuar me mjekimin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.