MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Problemet e fëmijëve me sytë, kur duhet t’i çojmë tek mjeku?

08.09.2022 - 10:37

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Problemet e fëmijëve me sytë, kur duhet t’i çojmë tek mjeku?

Mjeku:Pjesa më e madhe e prindërve të kujdesshëm e dallojnë që diçka nuk shkon te sytë e fëmijës. Shenja më e zakonshme janë shtrembërimet apo deviacioni që mund të jetë permanent gjatë gjithë kohës, por edhe mund të shfaqet herë pas here. Kjo është një shenjë që duhet vlerësuar dhe duhet të paraqitesh te mjeku okulist, sepse mund të ketë probleme me njërin sy. Një shenjë tjetër është kur fëmija afrohet shumë te televizori, sepse duket që nuk ka cilësi shikimi shumë të qartë nga largësia dhe tenton të afrohet te televizori, ose kur fillon të shkruaj shkrimin nuk e ka të drejtë, por mund ta bëjë të pjerrët, ose një lotim shumë i shprehur i syve, ose i njërit nga sytë. Mund të jetë një shenjë që prindëri të paraqitet për konsultë te mjeku okulist

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN