“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pse njerëzit flasin në gjumë?
Mjeku: Shmangia e stresit dhe gjumi i mjaftueshëm do të zvogëlojë gjasat që ju të flisni në gjumë. Ju mund të mbani një ditar gjumi që do t’ju tregojë ritmin e rënies në gjumë dhe zgjimit. Vëreni atë për dy javë, dhe këto janë pikat që duhet të vini re.
1. Shkruani kohën kur keni shkuar në shtrat, kohën e përafërt kur keni fjetur dhe kohën kur jeni zgjuar.
2. Shkruani çdo medikament që keni marrë dhe në cilën orë të ditës i keni marrë ato.
3. Shkruani atë që keni pirë çdo ditë, veçanërisht kur bëhet fjalë për pije me kafeinë dhe alkool.
4. Shkruani kur jeni marrë me aktivitet fizik.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.