MENU
klinika

Metereologët, parashikime shpresëdhënëse

“Europën e pret një dimër tejet i ngrohtë!”

14.10.2022 - 13:16

Në mesin e krizës së energjisë që ka pllakosur pjesë të ndryshme të botës, por më shumë ka goditur Europën për shkak të ngërçit të furnizimeve të gazit rus, parashikimet e disa ekspertëve po konsiderohen shpresëdhënëse.

Krerët e BE-së kanë paralajmëruar vazhdimisht së fundi se kontinentin e vjetër e pret një dimër i vështirë, temperaturat e të cilit do të jenë vendimtare për qytetarët e shqetësuar nga kostot rekord të ngrohjes së shtëpive, por edhe për politikanët evropianë që duan të shmangin reduktimet e energjisë dhe rritjen stratosferike të çmimit.

Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, i cili bën parashikime sezonale për Qendrën Evropiane të Parashikimeve të Motit (ECMWF), thotë megjithatë se pritet që ky të jetë një dimër mjaft i ngrohtë. “Shenjat janë që ky të jenë një dimër më i ngrohtë se zakonisht”, shprehet ai, edhe pse nuk e përjashton mundësinë e një të ashtuquajturi fluks të bllokuar, i cili mund të dërgojë në temperatura të ftohta dhe erëra mbi Europë”, shton Buontempo.

Ky organizëm i krijon parashikimet e tij bazuar në të dhënat që mbërrijnë nga një numër shërbimesh kombëtare meteorologjike në të gjithë Europën. Parashikimet e tyre bazohen në tregues të tillë si temperatura e oqeanit dhe atmosferës, si dhe shpejtësia e erës stratosferike, por nuk kanë saktësinë e raporteve afatshkurtra.

Dimri europian mendohet se mund të jetë më i ngrohtë për shkak të fenomenit të motit global “La Nina”, që pritet të favorizojë erërat perëndimore, të cilat janë kryesisht të ngrohta. Agjencia për çdo rast thotë se më të saktë, parashikimin e saj për sezonin e dimrit do të arrijë ta bëjë muajin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eurostat/ Në vend janë rritur me 15% nga 2015

Cilat shtete kanë çmimet më të shtrenjta të energjisë elektrike?

"Koha për përgatitje jo për festime!"

Europa nis lehtësimin e masave, paralajmëron OBSH


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!