Federata Ballkanike e Shahut, ka filluar menjëherë aktivitetet, pas riorganizimit të saj përgjatë Kongresit të FIDE në Chenai, Indi.
Në datat 1 deri në 5 tetor, u zhvillua Kampionati Ballkanik për të rinj me grupmoshat U 18-U 8, në Cetinje të Malit të Zi.
13 shahistë të rinj ishin në përbërje të ekipit shqiptar, drejtuar nga Trajneri Lorenc Ramaj.
Ceremonine e Hapjes së Kampionatit e përshëndeti Presidenti i Federatës Ballkanike të Shahut, z. Erald Dervishi, dhe së bashku me të edhe Presidenti i Federatës së Malit të Zi, z. Jovan Milovic, përfaqesues të pushtetit lokal në Mal të Zi dhe autoritete te tjera.
Ata vlerësuan rëndësinë e organizimit të këtij kampionati për zhvillimin e cilësisë sportive të të rinjve shahistë, edukimin e tyre dhe përfshirjen në komunitetin e gjerë të shahut.
Medalistet shqiptarë nga ky kampionat janë:
G12: Kler Caku- medalje ari
U12: Mateo Boci- medalje argjendi
U14: Ergit Ramaj- medalje ari
G16: Klean Shuqja- medalje argjendi
U16: Kelvin Kosta- medalje ari
U18: Petro Boci- medalje bronzi
Kjo garë ishte një eksperiencë pozitive për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës, shahistët e shkëlqyer, të cilët patën rezultate të shkëlqyera.
Gjithashtu, në dy ditët në vijim do të zhvillohen garat e Kampionatit Ballkanik të Rapidit dhe Blitzit, ku ekipi shqiptar do të marrë pjesë, duke shpresuar për sukses e fitore.
Falënderime të merituara i shkojnë edhe trajnerëve për punën e palodhur dhe prindërve që besojnë dhe invstojnë në përfshirjen e fëmijëve të talentuar dhe ambiciozë në sportin e Shahut!
Fotot më poshtë, janë shkëputur nga dita përshëndetëse e Kampionatit, si dhe nga ceremonia e mbylljes: