MENU
klinika

Arbëresh' e helenë...

Rrezikon zhdukjen “Arvanitëshja”

16.10.2022 - 11:13

      Poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri, do t’u këndonte shqiptarëve heronj të revolucionit grek të 1821-it.

E kush e bëri Morenë ( Greqinë )

Gjith shqiptarë qenë,

S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )

Xhavela e Mjauli?

Shiptar, bir shqiptari,

Me armët e Shqipnis.

I u hodhën themeli Greqis.

Në veprën e Dhimitriu Bizantiut, shkruar në vitin 1836, ai shkruan:

“Vizitorët vinin re me habi, se banorët e fshatrave përreth Atikës, por deri dhe brenda saj, në qendër të kryeqytetit të shtetit të sapoformuar, flisnin një gjuhë që arvanitët e moshuar e quanin: ‘arbërisht’, gjuhë që ishte e njohur gjerësisht si arvanitëshe”.

Bizantiu krahason fshatrat greke dhe ato arvanitas/arbëreshe, që sipas tij, nuk ekzistonte asnjë dallim. Madje, deri në shekullin XX gjuha që mbizotëronte në këto fshatra dhe brenda në Athinë, ishte arbërishtja.

Ndërsa historiani Tasos Karantis, për arvanitët e Salaminës tregon sesi banorët vendas, thoshin se: “Eimai arbanitis kai milao arbanitika (Jam arvanit dhe flas arvanitika. Gjuha është e ‘tatërve (etërve) tanë, pasi kjo gjuhë është e pasur me ndjenjë në shprehje, duke u quajtur me një mënyrë edhe më poetike – gjuha e zogjve, gjuha e dallëndysheve!”

Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
Bëmë këngë këshillat e urta
që të mos harrohet gjuha

Por sot, e folmja arvanitase rrezikon zhdukjen dhe hapësira ku flitet shqipja e vjetër, ka filluar të tkurret… Në ato pjesë ku ndihej historia dhe kultura e hershme shqiptare, tani ndihet kultura helene.

“Pa dyshim, është rrudhur së tepërmi. Ka humbur shumë dhe nga ajo që flitej para 100 vitesh”, tha historiani Pëllumb Xhufi.

Arsyet janë të shumta ndër to, është politika “jo miqësore” greke ndaj komunitetit arvanitas, deri në mungesën e veprimit të institucioneve shqiptare.

“Sa vend hynë arbëreshët në nivelin bisedave politike, po themi, mes që shkojnë dhe kanë takime në Itali? Dyshoj që të zërë vend të rëndësishëm, në mos fare. Në Greqi, nuk bëhet fjalë. Një qëndrim i distancuar dhe jo miqësor, le të themi, i poltikës greke në shekuj ndaj shqiptarëve, ka bërë që elementi shqiptar të rrudhet shumë” – vëren ai

Titos Jochalas është një albanologët më të njohur grekë, që për 50 vite ka studiuar të folmen arvanitase. Edhe për të, kjo gjuhë është rrudhur.

“Si e dini, jeta e re, me ndryshimet sociale ka ndikuar shumë që të humbasin, jo vetëm arvanitishtja, por edhe gjuhë të tjera që fliteshin në shtëpi… E tani, mbetet vetëm gjuha e studimit”,-  tha Jochalas.

Alarmi për rrezikun e humbjes së një prej varianteve të gjuhës shqipe, është ngritur prej 3 dekadash edhe nga studiues të huaj, duke theksuar se është e nevojshme së pari, çelja e shkollave shqipe në këto territore.

 

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!