“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Stresi rrit yndyrën e barkut?
Mjeku: Është paradoksi i fundit. Stresi na bën të dëshirojmë të hamë më shumë. Në të njëjtën kohë, dieta shkakton stres. Dhe kjo mund të ketë disa pasoja të padëshiruara, si yndyra e barkut. Disa studime kanë zbuluar se dietat rrisin kortizolin, një hormon stresi që rrit yndyrën në bark. Nëse kjo nuk do të mjaftonte, atëherë le të themi se nivelet e larta të kortizolit gjithashtu shpërbëjnë muskujt që djegin kalori, duke shtuar një tjetër goditje në metabolizmin tuaj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.