“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pse kolla përkeqësohet gjatë natës?
Mjeku:Kollitja është një simptomë e zakonshme që hasim gjatë një ftohjeje dhe një nga më të bezdisshmet. Trajtimi kërkon natyrshëm shumë pije të nxehta, por edhe pushim. Por zakonisht kolla përkeqësohet në mbrëmje, si pasojë e së cilës nuk mund të flemë sa duhet. Pse përkeqësohet më shumë gjatë natës?
Graviteti
Graviteti mendohet të jetë faktori kryesor që e përkeqëson kollën gjatë natës. Dr. Mitchell Blass thotë: “Kur shtrihemi, mukusi automatikisht fillon të krijohet në fyt. Mbajeni jastëkun sipër kur të shtriheni që koha të jetë më lart. Do të ndihmojë në parandalimin e grumbullimit të mukusit në pjesën e pasme të fytit”.
Thatësira mjedisore
Nëse në dhomën ku flemë ambienti është i thatë, atëherë kolla përkeqësohet. Në këtë rast mund të përdorni një dehumidifikues për të rikthyer lagështinë në nivele të mira dhe për të lehtësuar frymëmarrjen.
Kongjestioni i hundës
Kur e kemi të vështirë të marrim frymë me hundë për shkak të kongjestionit të hundës, atëherë detyrimisht gjatë gjumit tonë frymëmarrja bëhet përmes gojës, duke sjellë si pasojë tharjen e laringut dhe rrjedhimisht acarimin e zonës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.