MENU
klinika

Analiza

‘Dimri i acartë për Evropën’, një tjetër ide e dështuar e Putinit…

10.01.2023 - 13:02

Plani i presidenti rus Vladimir Putin dështoi.

Ai nuk ia doli që të përdorë energjinë si armë ndaj Europës. Koha e butë, zgjerimi i alternativave për furnizim dhe fushatat për të reduktuar kërkesën, po ndihmojnë në uljen e çmimit të gazit në nivele të paraluftës. EVropa duket sikur e ka kaluar pjesën më të keqe të krizës. Kombinimi i gjendjeve, përfshirë valët e Covid në Kinë, mund të ulin presionet inflacioniste dhe të përmirësojnë parashikimet e ekonomisë së Evropës e ta lënë Kremlinin me më pak të ardhura.

Por një i ftohtë i menjëhershëm ose një ndërprerje e furnizimeve, përsëri mund të shkaktojë kaos.

“Rreziku për një goditje totale ekonomike të industrisë europiane, deri tani ka marrë kthesë”, tha ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.

Kriza e nisur nga Rusia i ka kushtuar Evropës 1 trilion dollarë.

Bashkimi Europian nuk po importon më qymyr dhe naftë bruto nga Rusia dhe dërgesat e gazit janë kufizuar ndjeshëm.

Blloku ka mbushur një pjesë të boshllëkut duke rritur furnizimet nga Norvegjia dhe dërgesat e gazit natyror të lëngshëm nga Katari, SHBA dhe prodhues të tjerë.

Në Gjermani, objektet e magazinimit janë rreth 91% plot, krahasuar me 54% një vit më parë, kur Rusia kishte zbrazur tashmë objektet që ajo kontrollonte.

Qeveria e kancelarit Olaf Scholz ka shtetësuar që atëherë njësitë vendore të Gazprom PJSC dhe ka shpenzuar miliarda euro për të mbushur rezervat.

Masat e kursimit të energjisë nga industria dhe familjet, si dhe temperaturat më të ngrohta të janarit kanë ndihmuar po ashtu. Kushtet e favorshme dhe zgjerimi i kapaciteteve të rinovueshme po ndihmojnë gjithashtu.

Prodhimi më i lartë i erës dhe diellit do të ndihmojë në uljen e prodhimit të energjisë me gaz në 10 nga tregjet më të mëdha të energjisë në Europë me 39% këtë vit, sipas S&P Global.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Financial Times/ Mungesa e gazit

Çfarë po e shkakton krizën energjetike të Evropës?


Nga fansi i Putinit tek “Dr. Oz”

Më të rrezikshmit në kabinetin e Donald Trump

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!

SPD në krizë: Olaf Scholz apo Boris Pistorius

Cilin do të zgjedhin kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit?