MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse gatimi me gaz është i dëmshëm për shëndetin?

21.01.2023 - 11:35

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse gatimi me gaz është i dëmshëm për shëndetin?

Mjeku: Raporti i grupit jofitimprurës CLASP dhe Aleancës Evropiane të Shëndetit Publik (EPHA) me mbështetje teknike nga Organizata e Kërkimeve Shkencore të Aplikuara (TNO), tregon se gatimi me gaz në një kuzhinë të përbashkët dhe pa ventilim mekanik është shkaku i grumbullimit të dioksidit të azotit në shtëpi.

Kjo lloj ndotje tejkalon kufirin e përcaktuar të cilësisë së ajrit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe standardeve evropiane të ndotjes së ajrit.

Kërkuesit, në këtë studim prej një periudhe shtatë ditore, përdorën teknika të zakonshme gatimi në kushte të zakonshme kuzhine, pa përdorimin e aspiratorëve nga jashtë.

Në të gjitha rastet ku nuk është përdorur ajrimi mekanik, kufinjtë e vlerave të lejuara të ndotjes u tejkaluan.

Nga studimi u raportua se madhësia e kuzhinës është një faktor dhe ajrimi i rregullt dhe efikas redukton ndotjen. Ndërsa aspiratorët shpesh janë të pamjaftueshëm ose nuk përdoren.

Ekspertët shprehen se njerëzit priren të kalojnë shumicën e kohës në shtëpi. Dhe pak janë të vetëdijshëm për rreziqet që përmban soba me gaz.

Pajisjet e gazit duhet të mbajnë etiketa paralajmëruese për shëndetin njëlloj si paketat e cigareve, shprehet ekspertët.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN