MENU
klinika

Rikthehet fenomeni “El Nino”

Shkencëtarët paralajmërojnë: Ngrohja globale do të rritet me 1.5 C°, 2023 më i nxehtë se viti që kaloi

16.01.2023 - 19:32

Shkencëtarët kanë paralajëmruar se temperaturat globale do të pësojnë një rritje këtë vit, duke paralajmëruar valë të të nxehtit të paprecedentë.

Sipas parashikimeve fenomeni i klimës “El Nino” do të kthehet në vitin 2023, duke përkeqësuar motin në mbarë globin, duke bërë që bota të përjetojë valë të nxehta.  Ky vit parashikohet të jetë më i nxehtë se viti që lamë pas.

Sipas një artikulli të “The Guardian”, fenomeni “El Nino” ndodh gjatë dimrit në hemisferës veriore dhe efekti i tij i ngrohjes kërkon muaj që të ndihet, që do të thotë se viti 2024 ka shumë më shumë gjasa të vendosë një rekord të ri të temperaturës globale.

Gazrat serrë të emetuara nga aktivitetet njerëzore kanë rritur temperaturën mesatare globale me rreth 1.2C deri më sot. Kjo ka çuar në ndikime katastrofike  në mbarë botën, nga valët e nxehtësisë në SHBA dhe Evropë, deri te përmbytjet shkatërruese në Pakistan dhe Nigeri, duke dëmtuar miliona njerëz.

“Është shumë e mundur që El Niño-ja tjetër e madhe mund të na çojë mbi 1.5C”, tha tha Prof Adam Scaife, kreu i parashikimeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Çfarë është fenomeni “El Nino”?

Është një fenomen në lidhje me ngrohjen e ujërave të Paqësorit Ekuatorial lindor, ciklik, i cili ndodh çdo tre ose tetë vjet dhe zgjat për 8-10 muaj. Është faza e ngrohtë e modelit ekuatorial të klimës në Paqësor të quajtur El Niño-Southern Oscillation, si dhe një fenomen që shkakton dëme të panumërta dhe serioze në zonën intertropikale dhe ekuatoriale, kryesisht për shkak të reshjeve intensive të shiut.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!