“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Vitamina E, si ndikon në zemër?
Mjeku: Vitamina E është një antioksidant që gjendet te vaji vegjetal, embrioni i miellit, perimet me shumë gjethe, e verdha e vezës, margarina dhe te bishtajat. Vitamina E është një vitaminë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe nuk mund të jetojmë pa të. Në këtë pikë, sidoqoftë, studimet mbi përdorimin e vitaminës E në parandalimin ose pakësimin e pasojave të sëmundjeve kardiovaskulare nuk kanë provuar ndonjë përfitim të dukshëm.
Sidoqoftë më shumë studime janë në proces e sipër dhe personat që konsiderojnë si të vlefshme marrjen e vitaminës E duhet më parë të konsultohen me mjekë profesionistë, të cilët janë vazhdimisht të përditësuar mbi këtë kërkim.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.