MENU
klinika

"Marrëdhënia me Kiarën të ka dobësuar!"

Zhaklina Lekatari e thotë troç mendimin e saj për lojën e Luizit

05.02.2023 - 11:52

Gjatë Prime-it të djeshëm në “Big Brother Vip” u diskutua “Sfida e Rezistencës” ku pati dhe debate mes banorëve ndaj veprimit të Luizit dhe Armaldos, të cilët gjetën mënyrat e tyre me ‘mjetet rrethanore’ për të kryer nevojat personale.

Pas kritikave të shumta të Amos Zaharisë, opinionistët dhanë mendimet e tyreku shpreheshin se veprimi i Armaldos dhe Luizi nuk ishte aq i rëndë sa e gjykon aktori pasi çdo gjë bëhet në kuadër të lojës.

Nga ana tjetër Kiara kishte qenë gjithashtu kundër veprimit të Luizit dhe teksa u diskutua dhe ky reagim i moderatores, Zhaklina ia vuri sërish në dukje Luizit se ‘dashuria e ka bërë më të dobët’, duke lënë të nënkuptohej se marrëdhënia e tij me moderatoren brenda shtëpisë mund ta penalizojë në lojën e tij.

“Ty Luiz dashuria të bën të dobët, nuk je më vetëm në atë lojë, je bashkë me Kiarën. Tani luan vetë i dyti dhe ajo që mendon Kiara, ndikon edhe te ty dhe te loja jote. Kjo në të ardhmen mund të të sjelli probleme, sepse mund të rrezikosh besueshmërinë në sytë e Kiarës”– u shpreh opinonistja.

Ndërsa Luizi iu kundërpërgjigj: “Kjo është thikë me dy presa. Nëse bëj lojën time më thotë “më zhgënjeve”, nëse i them para nuk më lejon. Nëse i vë në peshore, për mua është më e rëndësishme të fitoj Kiarën sesa çmimin”.

“Kjo romancë nuk të lë më t’i bësh zgjedhjet ashtu siç do ti”– thkesoi Zhaklina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN