MENU
klinika

“Autorët ishin të maskuar"

Dy ditë nga masakra në lokalin e Fatjon Muratit, ku janë përqëndruar hetimet e policisë

14.03.2023 - 13:09

Dy ditë nga atentati i ndodhur mbrëmjen e së dielës në Don Bosko në ambientet e lokalit të Fatjon Muratajt Policia po vijon me hetimet.

Hetuesit janë përqëndruar tek vëzhgimi i kamerave të sigurisë përgjatë gjithë itenerarit që ka ndjekur makina e autorëve që nag vendi i ngjarjes, deri në fshatin Limetaj.

Burime për mediat bëjnë me dije se deri më tani janë sekuestruar 30 kamera të sigurisë, ndërkohë nga pamjet e administruara deri në këto momente nuk e qartësojnë grupin hetimor në lidhje me detaje që mund të ndihmojnë për identifikimin e autorëve.

Të shoqëruar për ngjarjen kanë qenë disa persona, kryesisht dëshmitarë, të cilët nuk kanë dhënë ndihmë të vlefshme mbi hetimet.

As dëshmia e të plagosurve nuk ka qenë e vlefshme, pasi të gjithë kanë deklaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe nuk kanë arritur të shohin autorët të cilët kanë qenë të maskuar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës ku dy persona të maskuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të lokalit i cili është në pronësi të Fatjon Muratit.

Si pasojë e të shtënave mbeti e  vdekur banakierja e lokalit, Mimoza Paja, si dhe mbetën të palgosur dhe 5 persona të tjerë dhe një fëmijë 10 vjeç, mbesa e viktimës.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!