“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Ç’mund të bëhet për infeksionet e veshit në kushtet e shtëpisë?
Mjeku: Rekomandohen procedurat e ngrohta, prej 15-20 minuta nga 3 herë në ditë. Po ashtu mund të vendoset tampon i lagur me alkool borik për 24-48 orë. Në rastet e avancuara përdoren antibiotikë lokalisht deri 2-3 javë, ndërsa në rastet kur preken edhe gjendrat limfatike , rekomandohen antibiotikë të përgjithshëm me spektër të gjerë veprimi, sipas mikrobit gram pozitiv dhe gram negativ, deri në 10 ditë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.