MENU
klinika

Fatmir Mediu do gjykohet nga e para

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim “Gërdecin”, nuk njeh si palë familjarët e viktimave

06.04.2023 - 16:51

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e Gërdecit, ku i pandehur është ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ai akuzohet për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre”, një e parashikuar nga Kodi Penal dhe tjetra nga Kodi Penal Ushtarak.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, pasi prokurorët e SPAK që përfaqësojnë dhe akuzën, janë shprehur se dosja ishte e plotë. Mirëpo, avokati i palës akuzuese dhe vetë zonja Zamira Durda, kanë kërkuar që të jenë të pranishëm në seancë, gjë që nuk është pranuar.

Më datë 24 Prill do të jetë seanca e parë e gjyqit dhe do fillojë shqyrtimi në themel i kësaj dosje. Në një deklaratë për mediat, zonja Durda dhe avokati i saj Dorian Matlija, janë shprehur se ata nuk janë pranuar të jenë në proces për të bërë pyetje gjashtë gjyqit.

“Duhet të shkarkohet SPAK-U i gjithë. Do bëjmë ankimim në KLP dhe në KLGJ. Është turp për të gjithë”, u shpreh Zamira Durda, duke paralajmëruar ankimim të vendimit të sotëm për të mos i pranuar ata si palë në gjyq.

Ndërkohë, avokati Matlija u shpreh se sot është bërë një shkelje pasi familjarët e viktimave duhet të ishin pranuar si palë në procesin gjyqësor në ngarkim të Fatmir Mediut, sepse janë ata që kanë bërë kallëzim për ish-ministrin e Mbrojtjes.

“Ky në një mënyrë apo në një tjetër do bëhet me prezencën e familjarëve. E vetmja arsye që mund të kuptohet, sipas prokurorëve, akuza në fjalë nuk ka lidhje me shpërthimin. Sikur nuk ka ndodhur shpërthimi. Nëse është kështu, kanë të drejtë gjyqtarët dhe prokurorët. Në të kundërt, gjyqi duhet të bëhet me praninë e familjarëve.

Këtu është bërë një shkelje e rëndë, është mohuar e drejta e familjarëve për të qenë aty. Ne kemi të gjitha mundësitë e apelimit. Ne mendonim që dosja nuk është e plotë, ka disa mangësira që mund të plotësohen. Më e rëndësishmja është që ky proces të jetë me praninë e familjarëve”, u shpreh avokati Dorian Matlija.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!