MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më del gjak nga hundët gati dy herë në javë. A është shqetësuese?

25.04.2023 - 10:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Më del gjak nga hundët gati dy herë në javë. A është shqetësuese?

Përgjigjet hematologu: Ka dosa arsye pse ndodh kjo. Por meqënëse gjakosja e hundëve ju ndodh më shpesh se një herë në javë, ju duhet të shkoni patjetër tek mjeku. Përveçse kur jeni duke marrë mjekime që hollojnë gjakun (antikoagulues), kjo duhet kontrolluar pasi mund të jetë shqetësuese. Ato mund të jenë shenjë e një çrregullimi serioz shëndetësor

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN