“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Prej disa kohësh, më kruhet skalpi i kokës. Nuk kam zbokth dhe as ndonjë puçërr. Çfarë mund të kem?
Përgjigjet mjeku: Të kesh një kruajtje koke është një ndjenjë e pakëndshme që shumë prej nesh përjetojnë herë pas here. Kruajtja e kokës shpesh mund të shoqërohet me zbokth dhe ka shumë arsye që mund të shkaktojnë këtë
gjendje. Ekzema, një infeksion fungale, diabeti, dermatiti dhe lëkura e thatë janë vetëm disa nga shkaqet. Nëse keni kruajtje koke, mos u frikësoni: ka mjete të natyrshme që mund t’ju ndihmojnë të hiqni qafe këtë problem të
bezdisshëm.
Përdorimi i përditshëm i shamponave, tharësve dhe produkteve të tjera të flokëve shkaktojnë krijimin e mbetjeve. Acidi acetik i gjetur në uthull të mollës (ACV) lufton mbetjen, ndërsa e bëjnë lëkurën të shëndetshëm dhe të pastër. Masazhoni këtë përzierje në kokën tuaj pas larjes së flokëve, për disa minuta.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.