“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje shpesh më ndodh që të kem thembrat e plasaritura. Si mjekohen?
Përgjigjet dermatologia: Në verë të çarat në thembra bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe lëkura mbrojtëse në këtë pjesë të këmbëve ikën, duke ekspozuar mishin delikat. Si rezultat kjo pjesë e këmbëve mund të preket nga infeksioni fungal (myku) dhe ulçerat e këmbës. Fatmirësisht, soda e bukës jo vetëm që është efektive për sëmundjet e lëkurës, por është edhe e lirë dhe përdorimi i rregullt ua bën këmbët e buta. Nëse nuk ju ikën e plasaritura duhet të bëni një analizë për të përcaktuar se çfarë është.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.