MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Peshku shkakton melanoma?

14.04.2023 - 09:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Peshku shkakton melanoma?

Mjeku:Studimi i Universitetit Brown zbuloi se njerëzit që hanë më shumë peshk kishin 28% më shumë gjasa të zhvillonin qeliza anormale vetëm në shtresën e jashtme të lëkurës, e cila njihet si melanoma e fazës 0 ose melanoma in situ dhe quhet edhe si para-kancer. Hulumtimi përfshiu 491,367 të rritur në Shtetet e Bashkuara të moshës rreth 62 vjeç, të cilët raportuan se sa shpesh ata kishin peshk të skuqur, peshk jo të skuqur dhe ton gjatë vitit të kaluar, si dhe madhësinë e porcioneve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.