“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pse jo të gjithë fëmijët me autizëm nuk janë agresivë?
Mjeku: Agresioni, sjelljet vetëlënduese dhe probleme të tjera të sjelljes nuk janë ndër simptomat e autizmit. Megjithëse në disa raste ato ndodhin, është një reagim ndaj deficitit të burimeve të komunikimit.
Kur të tjerët nuk na kuptojnë ose kur nuk jemi në gjendje të shprehim me fjalë ose gjeste atë që duam, si ndihemi ose thjesht frikën tonë, të gjithë kemi prirjen të shfaqim qëndrime agresive. Për shembull, fëmijët me zhvillim normotipik shpesh shfaqin një qëndrim veçanërisht kapriçioz midis moshave 2 dhe 4 vjeç. Kjo ndodh sepse në këtë fazë mendimi i tyre tejkalon aftësitë e tyre shprehëse, prandaj të kuptuarit e botës përreth tyre është më pak se ajo që ata do të donin ose prisnin.
Ky është vetëm një shembull i dobishëm për të kuptuar që kapaciteti shprehës dhe burimet e komunikimit shkojnë krah për krah me sjelljet tona dhe me emocionet që shprehim përmes tyre.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.