“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pse karbohidratet kanë kaq shumë rëndësi për diabetin?
Mjeku:Kjo është për shkak se karbohidratet kanë ndikimin më të madh të sheqerit në gjak. Pasi treten, karbohidratet shpërbëhen në glukozë, e cila është ajo që trupi juaj përdor për energji. Në përgjigje të glukozës, pankreasi juaj prodhon insulinë, e cila ndihmon qelizat tuaja të thithin glukozën. Te njerëzit me diabet, pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose qelizat nuk reagojnë ndaj insulinës. Kjo rezulton në një akumulim të glukozës në gjak ose siç njihet ndryshe, sheqer i lartë në gjak.
Një përgjigje e natyrshme për të menaxhuar glukozën e lartë në gjak, është reduktimi i ushqimeve që përmbajnë karbohidrate në mënyrë që të mos ketë aq shumë glukozë që qarkullon në gjak. Disa ushqime që përmbajnë shumë karbohidrate të tilla si: ëmbëlsirat, buka e bardhë, makaronat dhe soda janë zgjedhje të mira për t’u kufizuar.
Megjithatë, ushqime të tjera me shumë karbohidrate si: drithërat, frutat dhe fasulet, përmbajnë lëndë ushqyese të dobishme që kur konsumohen së bashku, ulin natyrshëm sasinë dhe ngadalësojnë çlirimin e glukozës. Njerëzit me diabet kanë nevojë për një konsum të vazhdueshëm të ushqimeve të shëndetshme që përmbajnë karbohidrate, për të balancuar glukozën në gjak. Nëse keni diabet, provoni këto 5 ushqime të shëndetshme me që përmbajnë karbohidrate.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.