MENU
klinika

"Krizë" për ushtarë

Rusia “prek” në sedër meshkujt rusë: Nëse nuk bashkohesh në ushtri, atëherë nuk je burrë

21.04.2023 - 17:13

Ministria ruse e Mbrojtjes me një video propagandistike tenton të rekrutojë të rinj. Siç raporton revista gjermane “Focus”, Kremlini pretendonte të zgjonte interesin e të rinjve rusë duke reklamuar burrërinë e tyre nëse vendosnin t’i bashkoheshin ushtrisë.

Në një video të postuar në faqen e saj nga Ministria e Mbrojtjes ruse, thuhet: “Mund të bësh punë të ndryshme si punonjës dyqani apo shofer taksie. Por a është kjo me të vërtetë forca juaj? Je mashkull në fund të fundit”?

Videoka synon t’i bindë ata se dikush është një “burrë i vërtetë” vetëm nëse bëhet ushtar. Vlen të theksohet se, për ushtarakët rusë, të cilët janë në vijën e parë të luftës, përveç pagës bazë parashikohet një shtesë deri në 158 mijë rubla (1768 euro).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN