“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Po bëj dy muaj që kam stomakun të fryrë sa here që ha. Vjen nga ushqimi?
Përgjigjet gastroenterelogu: Vështirësia që organizmi manifeston në shpërbërjen e një sërë ushqimesh, si dhe gëlltitja e ajrit janë dy ndër faktorët më të shpeshtë që çojnë në formimin e gazrave në aparatin tretës. Gazrat e stomakut janë ndër problemet e shpeshta prej të cilave vuan një pjesë e mirë e popullatës. Paralajmërimi i parë është të hamë shumë ngadalë, veçanërisht nëqoftëse ne mendojmë se nuk kemi kohë të mjaftueshme. Kjo, në fakt, do të prodhojë menjëherë dhimbje dhe shqetësime që rezultojnë në enjtje të barkut. Këtu është një listë e ushqimeve që duhet të hani nëse keni një bark të fryrë: kos, perime, mollë, kivi, lëng ananasi, ëmbëlsira me oriz, bukë integrale dhe mjaltë. Nëse simptomat vazhdojnë do t’ju sugjeroja një vizitë më specifike.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.