MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa kohë duhet që të zhduken aknet?

03.04.2023 - 10:00

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam akne prej kohësh. Pavarësisht trajtimit, edhe pse jam mbi 20 vjeç, vazhdojnë të më shfaqen. Dua të di nëse ka një moshë në të cilën ato zhduken tërësisht.

Mjeku: Aknea ndodh më së shpeshti gjatë adoleshencës dhe afërsisht preken 80-90% e të rinjve. Për shumicën e njerëzve, aknet zvogëlohen me kalimin e kohës dhe tentojnë të zhduken. Në moshën 25-vjeçare aknet nuk janë më, megjithatë nuk ka mënyrë për të parashikuar se sa kohë duhet që të zhduken tërësisht dhe disa individë do ta kenë këtë gjendje deri në të tridhjetat, dyzetat e tyre dhe më tej.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.