MENU
klinika

Më nxehtë, më thatë dhe më me diell!

Çfarë po ndodh me klimën evropiane?

17.05.2023 - 10:17

Raporti i fundit i Copernicus mbi gjendjen e klimës së Evropës për vitin 2022 parashikoi pamjen e një kontinenti që po bëhet gjithnjë e më i nxehtë, më i thatë dhe më me diell. Pse është kështu dhe nëse një skenar i ngjashëm do të na ndjekë këtë vit, Euronews bëri një hulumtim dhe u përpoq të jepte përgjigje. Viti 2022 u shënua nga nxehtësia ekstreme dhe thatësira e përhapur – klimatologu Julien Nicolas beson se kjo situatë mund të përsëritet.

“Ne e shohim këtë duke ndodhur tani në Spanjë, ku keni temperatura ekstreme, të kombinuara me kushte shumë të thata që kanë dërguar në temperatura shumë mbi mesataren. Pra, ky është një shembull i skenarit të vitit 2022, i cili mund të përsëritet”, thotë ai. Në vitin 2022, pati një rritje të ndjeshme të numrit të ditëve me atë që quhet “stres i rëndë i nxehtësisë”. Gjithashtu, vitin e kaluar shumë pjesë të Evropës përjetuan 40 ditë ose më shumë në vit me temperatura nga 32 deri në 38 gradë Celsius, gjë që ka ngritur shqetësime te mjekët. “Temperaturat e larta mund të shkaktojnë një atak në zemër ose goditje në tru. Ato mund të dërgojnë në dehidrim, në dështim të veshkave”, thotë Nathalie Nidens, mjeke në Aleancën Gjermane për Ndryshimet Klimatike dhe Shëndetin. Ajo thotë se njerëzit që janë me shëndet më të dobët duhet të kërkojnë këshilla se si të përshtaten.

“Është gjithashtu e mundur që disa medikamente dhe kufizime dietike duhet të rregullohen sepse disa medikamente mund t’ju bëjnë më të prekshëm ndaj nxehtësisë dhe për këtë arsye përbën një rrezik më të madh. Kështu që ndonjëherë dozat duhet të rregullohen”, shton Nidens. Përveç të nxehtit dhe thatësirës, një tjetër tendencë kyçe nga viti 2022 është se Evropa po bëhet më me diell. Vitin e kaluar, kontinenti kishte kohëzgjatjen më të gjatë të dritës së diellit në histori – siç mund ta shihni në artikullin e Euronews.

“Ajo që shohim në një klimë ngrohëse është se kemi më shumë situata ku zonat me presion të lartë bllokojnë lëvizjen e zonave me presion të ulët. Dhe për shkak të kësaj, zona e presionit të lartë mund të shoqërohet me kushte më me diell”, tha Rob Roebeling, specialist i produkteve klimatike në Eumetsat. Në nivel global, prilli i vitit 2023 ishte 0,3 gradë Celsius mbi mesataren krahasuar me mesataren e temperaturës për periudhën 1991-2020. Në Evropë ishte një tablo e përzier. Ishte më e ftohtë nga Britania e Madhe në Turqi, por shumë më ngrohtë rreth Gadishullit Iberik. Në Mesdheun perëndimor, një sërë temperaturash më të larta të të gjitha kohërave u regjistruan në muajin prill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Metereologët, parashikime shpresëdhënëse

“Europën e pret një dimër tejet i ngrohtë!”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!