MENU
klinika

Atentati kundër Putinit

Medvedev bën deklaratën e fortë: Rusisë i mbetet vetëm të eleminojë Zelenskyn!

03.05.2023 - 20:14

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se “Rusisë nuk i ka mbetur asnjë alternativë veçse të eliminojë Volodymyr Zelenskyn dhe klikën”e tij”,  pas sulmit të supozuar me dron mbrëmjen e djeshme në Kremlin.

Përmes një postimi në Telegram   ai i bëri jehonë pretendimeve të Moskës se incidenti ishte një akt “terrorist”.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë ndërtesë të dëmtuar. Moska është zotuar të marrë masa hakmarrëse kundër Kievit, e cila e ka cilësuar një sulm të planifikuar terrorist.

Më herët reagoi dhe presidenca e Ukrainës, duke hedhur poshtë pretendimet e Rusisë, ndësra dekalroi se nuk kanë lidhje  me sulmin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i Shërbimeve sekrete gjermane

“Putin do të hedhë armët bërthamore”

Nga Azerbajxhani në Kaukaz

Gjashtë atentatet ndaj Putinit