MENU
klinika

Ankandi

Piktura e Hirst me DiCaprion shitet 1,2 milionë dollarë

27.05.2023 - 15:59

Një pikturë e Leonardo DiCaprio nga Damien Hirst është blerë 1,2 milionë dollarë, në një ankand në Francë.

Vepra shumëngjyrëshe në kanavacë, u nënshkrua nga artisti britanik dhe aktori i ”Titanik”-ut, DiCaprio, përpara se të shitej në galanë ”amfAR” në Kanë për të mbledhur para për kërkime për SIDA-n.

Vepra u dhurua nga koleksionisti Christian Levett, i cili tha në Instagram se e kishte blerë atë në një festë të DiCaprios në Saint Tropez në 2016.

Aktori fitues i ”Oscar”-it, DiCaprio, 48 vjeç, thuhet se ishte i pranishëm në gala, së bashku me nënën e tij, Irmelin Indenbirken.

Yje të tjerë duke përfshirë aktoret e Hollivudit Rebel Wilson dhe Eva Longoria, aktorët britanikë Ed Westwick dhe Kate Beckinsale dhe modelja Heidi Klum u fotografuan në edicionin e 29-të të ankandit nga fondacioni.

Këngëtarët Bebe Rexha, Halsey, Gladys Knight dhe Adam Lambert gjithashtu ishin në mesin e interpretuesve të eventit.

Të shtunën, filmi i ri i DiCaprios “Killers Of The Flower Moon” bëri debutimin e tij në Festivalin e Filmit në Kanë.

Hirst u shfaq në skenën e artit në fund të viteve 1980 dhe është i njohur për punën e tij eklektike, e cila ka përfshirë kolazhe fluturash si dhe krijime të diskutueshme si një peshkaqen i ruajtur me dehidratim.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB