MENU
klinika

Kreshnik Spahiu komenton ngjarjen në Krujë

“Në kohën e Enver Hoxhës një polic i rrethit të Krujës bënte zap 4 qytete”

09.07.2023 - 19:20

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Krujë, ku të afërm të ish-deputetit të PS, Ramazan Rrahja dhunuan në mënyrë brutale 2 anëtarë të fisit Maja, nga e njëjta zonë.

Sipas tij, në zonat e Krujës, Fushë-Krujës e Mamurrasit, autoriteti i bandave bën hije më shumë se shteti dhe kjo është një dukuri që ka ardhur duke u forcuar për vite me radhë.

“Po marr dy regjime, mbretërinë dhe regjimin komunist. Në kohën e regjimit një polic i Krujës bënte zap 4 qytete, Krujë, Fushë-Krujë, Kurbin apo Mamurras, edhe në kohën e mbretërisë. Ka disa faktorë që kanë ndikuar në rënien e autoritetit të shtetit në Krujë, autoritet që në këtë rast përfaqësohet nga policia.

Kemi të kundërtën; nëse deri dje 2 policë bënin zap 5 qytet sot, 2 banda bëjnë zap 5 qytete apo bashki. Autoriteti i bandave bën hije më shumë se shteti dhe kjo nuk ndodh në një ditë, por ka ndodhur për vite me radhë që ka ardhur nga korruptimi dhe inkriminimi i shtetit”, tha Spahiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!