MENU
klinika

Eduard Zaloshnja

Çështja “Beleri” mund të ishtë zgjidhur elektoralisht…

22.08.2023 - 13:34

Në zgjedhjet e prillit 2021, PS-ja mori 60% të votave në territorin e Bashkisë Himarë. Dhe ai votim ishte bio i brendshëm, sepse ngaqë rreziku i Covid-19 ishte i madh, shteti shqiptar i bllokoi kufijtë me fqinjët. Si rrjedhojë, zgjedhësit himariotë me banim në Greqi nuk mund të vinin me autobuzë të paguar për të votuar…

Po para pandemisë, si ishte situata elektorale në Bashkinë Himarë?

Më 2019, gara u zhvillua pa kundërshtarë, sepse opozita i bojkotoi zgjedhjet. Por më 2017, PS-ja mori 57% të votave në territorin e Bashkisë Himarë. Ndërsa më 2015, kur edhe Beleri ishte drejtpërdrejt në garë, vetëm 27% të votave mori, kundrejt 56% të votave që mori socialisti Goro…

Vijmë tani tek 14 maji i sivjetshëm.

Socialisti Goro kishte përballë sivjet vetëm “minoritarin” Beleri, që mbështetej nga të gjithë partitë opozitare, si dhe nga minoritarët e autobuazave të paguar që erdhën nga Greqia. Mund të ketë patur shumë arësye pse himariotët e këtushëm të mos ishin aq entuziastë për të votuar përsëri socialistin Goro, por u bë mëse e qartë se minoritarët e autobuazave të paguar ishin mëse të motivuar të vinin nga Greqia, pas arrestimit të Belerit në një grackë korrupsioni të përgatitur nga policia e qarkut Vlorë.

Nuk dihet se çfarë ose kush e motivoi policinë e qarkut Vlorë për t’i ngritur grackën ku ra brenda Beleri si derr në thes. Nuk dihet se sa firo personale elektorale mund të ketë patur Goro nga mënyra e qeverisjes së tij në Himarë. Por dihet se numri i i autobuzëve që erdhën në Himarë nga Greqia për 14 majin arriti një rekord historik – kjo, sipas raportimit nga terreni të shumë mediave televizive.

Teksa Kryeministri, Presidenti e gjykatat e Shqipërisë mundohen aktualisht të lundrojnë nëpër ngushticat shkëmbore diplomatiko-juridike që ka krijuar çështja “Beleri”, analiza e mësipërme na tregon se kjo çështje mund ishte zgjidhur thjesht elektoralisht me një fitore të Goros më 14 maj. Duke e lënë arrestimin e Belerit pas 14 majit…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!