MENU
klinika

Pranohet realiteti i ri

Edhe shtypi grek, jehonë turizmit shqiptar: Më 1997, shqiptarët përpiqeshin…!

18.08.2023 - 18:12

Bumit turistik të Shqipërisë po i dëgjohet jehona edhe në Greqi. “Kathimerini”, një prej të përditshmeve më të lexuara në vendin fqinjë shkruan se Shqipëria po tregon se po shndërrohet në një destinacion të pëlqyer për turistët grekë dhe ata italianë.

Plazhet greke janë prej kohësh, destinacione të preferuara për shumë shqiptarë ashtu si edhe për ata nga vende europiane, për kaluar pushimet verore, por duket se tani edhe mediat greke po e pranojnë realitetin e ri, me turizmin shqiptar që po i konkurron bindshëm.

Kathimerini shkruan se në 1997, shqiptarët përpiqeshin dëshpërimisht të iknin nga vendi për t’i shpëtuar varfërisë, destabilitetit politik dhe krimit, duke mbushur varkat për të Itali.

Këtë vit, janë turistët italianë dhe ata nga vende të tjera europiane përfshirë Greqinë, që po mbushin plazhet shqiptare, duke përfituar edhe nga akomodimi dhe transporti me çmime të ulëta.

Në shkrimin e të përditshmes greke theksohet se turistët që mbërrijnë në aeroportet ndërkombëtare të Shqipërisë u dyfishuan në Qershor, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Veçohen turistët italianë – për të cilët Kathimerini pranon se po preferojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë në vend të pushimeve në plazhet e vendit të tyre, ku shifrat janë reduktuar me 20% deri 30% gjatë katër muajve të parë të 2023-shit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!