MENU
klinika

"Drejtësia të vendosë pikat mbi ‘i’"

Protesta për Belerin, analisti: Greqia fshehu të dhënat për masakrën e Peshkopisë!

14.08.2023 - 17:21

Analisti Ben Andoni në një intervistë për ‘Panorama Tv’ ka komentuar çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri ku sot është paralajmëruar një protestë pasi këtij të fundit i mbaron afati i betimit.

Andoni tha se emri i kryebashkiakut Beleri është mjaft i njohur edhe për masakrën e Peshkopisë por pala greke vazhdon e mbështet dhe ndërhyn në drejtësinë shqiptare e cila e la pas hekurave nën akuzën për blerje votash.

Për analistin, drejtësia shqiptare është ajo që duhet të vendosë pikat mbi ‘i’ dhe Greqia t’i respektojë vendimet e kësaj të fundit, ku shtoi se një çështje tjetër e rëndësishme mes palëve është edhe marrëveshja e detit, ku Shqipëria duhet të ketë një përgatitje të jashtëzakonshme dhe ta mbrojë si duhet.

Pjesë nga biseda:

Sot mbaron afati i betimit ndërsa sot janë paralajmëruar protesta. Si e shihni këtë?

Është dukshëm një simetri e autoriteteve greke ndaj Shqipërisë, por edhe fakti se Himara përballet me probleme jo të pakta me pronat, çka ka bërë që jo vetëm të ketë parregullsi por dhe pasojat t’i vuajnë banorët. Beleri është një person mjaft i përfolur, emri i tij është i lidhur me masakrën Peshkopisë por drejtësia nuk arriti ti shkonte deri në fund dhe autoritete greke nuk e ndihmuan Shqipërinë kur iu kërkuan të dhëna. Duhet të respektohen vendimet e drejtësisë së një shteti.

Po respektohen të drejtat e palës shqiptare?

Absolutisht as nuk merren parasysh sot e dini që sot në protestë do jetë edhe kryebashkiaku i Athinës, nuk është normale dhe është krejt e paarsyeshme. Edhe pengesa dhe presioni që po i bëhet vendit tonë për kandidaturat. Mesa duket bashkia e Himarës do shkojë në zgjedhje, por barrën më të madhe të provës e ka drejtësia shqiptare, pasi pretendohet se Beleri është kapur në flagrancë dhe nëse ka prova do të hidhen poshtë të gjitha argumentet. Pala greke duhet të respektojë disa kanone demokratike, edhe ky lloj presioni do fashitet me kalimin e kohës. Greqia kërkon gjithmonë koncesione nga ne, kemi të hapur marrëveshjen e detit.

Lidhur me marrëveshjen e detit ka një problem të madh, do shkojë në gjykatën ndërkombëtare. Uroj që Shqipëria të ketë avokatët e duhur për t’u mbrojtur pasi Greqia ka specialist mjaft të mirë dhe një ndër flotat më të mira, edhe në pjesën e Arbitrazhit një pjesë e juristëve janë grek ose me origjinë greke. Ky është një arbitrazh i përmasave të mëdha dhe duhet një përgatitje e jashtëzakonshme. Është për të ardhur keq që marrëveshja që ka bërë Greqia me Italinë ka zgjatur 40 vjet, kurse Shqipëria me të është aq afër sa një notar mund ta bëjë me not. E çuditshme është se pse nuk ushtron presion ndaj Turqisë.

Kandidatura e Belerit ishte e gabuar.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!