MENU
klinika

I përgjigjet Albin Kurti

Provokimi i kryeministres serbe: Për mua ka një vend, jo dy, Kosova nuk njihet

28.08.2023 - 16:20

Në forumin Strategjik të Bled, kryeministri Albin Kurti dhe ajo e Serbisë, Ana Brnabić janë ‘përplasur’ me njëri-tjetrin në lidhje me sovranitetin e Kosovës.

Branbic tha se për të nuk ka dy vende, pasi Kosova dhe Serbia janë një shteti i përbashkët, ndërsa nuk ka munguar kundërpërgjigja e Kurtit, i cili tha “normalizimi me Beogradin, është shumë i vështirë, dhe kjo po shihet pse”.

Pyetje: Ulja e tensioneve është prioritet për ne, e njëjta edhe për ju kryeministre Branbiç, edhe për vendin tuaj është thënë që përfundimi i konfliktit Serbi-Kosovë është një parakusht për anëtarësimin në BE. SHBA ka kritikuar Kosovën por edhe ligjvënësit amerikan, ku perëndimi është shumë i butë ndaj Serbisë dhe nuk po vë presion ndaj jush. A mund të presim përparësime nga ju?

Branbic: Për mua ka 1 vend nuk ka dy vende, Kosova nuk njihet nga ana ndërkombëtare, po sigurisht dyshoj që të jetë pjesë e BE që ka ende vende që nuk e njohin. Tensionet janë në interes të gjithë rajonit, normalizimi fillon me marrëveshjen e Brukselit, pra 10 vite më parë. Marrëveshja e bashkë firmosur, e vetmja gjë që Prishtina duhet të bënte është themelimi i bashkësive serbe. Pra, kjo është e vetmja pikë që ngelet, Kurti thotë që kjo marrëveshje nuk është. Ky është hapi i parë që duhet të zbatohet, BE është garant për asociacionin, ne jetojmë për paqe dhe stabilitet.

Kurti: Të mbështesësh Kosovën për BE ne e kemi 94%. Ne kemi vënë sanksione kundër Rusisë, Serbia jo, nuk e distancoi veten as nga Millosheviç as nga Putin, ndaj nuk është thjeshtë për ne. Normalizimi me Serbinë është shumë herë më i vështirë. Normalizimi nga pikëpamja psikologjike do të thotë mungesë të konfuzionit mes fantazisë dhe realitetit. Ne ramë dakord në Bruksel, po ka konfuzion. Unë nuk kontribuoj dot fatkeqësisht, ne e shohim pse ka ende vështirësi.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat