23.09.2023 - 15:41
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak është takuar në Nju Jork me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.
Lajçak tha se me Milatoviçin diskutoi situatën aktuale në Mal të Zi, shkruan Vijesti.
“Ne diskutuam rëndësinë e ruajtjes së kursit euroatlantik dhe urgjencën për të përdorur momentin aktual për integrimin e shpejtë të Malit të Zi në BE,” tha Lajçak.
Lajçak ka deklaruar se ka pasur një bisedë të gjatë dhe të sinqertë me Milatoviçin.