MENU
klinika

Skenaret e Vuçiçit

Ngjela: Donte një represalje në manastir që të dukej si luftë fetare

28.09.2023 - 19:23

Avokat Spartak Ngjela foli ditën e sotme në emisionin Breaking me gazetaren Fiori Dardha në Top News për sulmin terrorist në veri të Kosovës si dhe skenaret e mundshëm të Aleksandr Vucic në një luftë të mundshme.

“Gjithë sulmet e Serbisë në 150 vjet në botën shqiptare kanë qenë sulme terroriste. Serbia është shtet terrorist që në lindje, nuk janë etni. Shikoni si e kanë konglomeratin.

Tani që ka dalë Kosova, dy frikëra kanë me Kosovën, e Greqisë me Camërinë dhe frika e qeverisë së Serbisë me Vojvodinën.

Shenjat janë që frika e tyre është këtu, por se do fillojë si çështje apo jo këtë nuk e dinë,” tha Ngjela.

Avokati gjithashtu komentoi fjalët e Aleksandr Vucic, i cili ditë më parë u shpreh se “mund të na vrisni të gjithë, por ne nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës”.

“Një nga terroristët që u plagosën është non-grata në SHBA për terrorizëm. Kjo tregon që janë të shqetësuar. Ka një gjë që frika është gravitacion psikik.

Tërroristët u vendosën në një manastir se nuk dalin dot nga psikologjia e vjetër se na quajnë ne turq. Duan të të eliminojnë kombësinë tënde nga feja. Meqë je mysliman je turk.

Por kjo është monedhë e zhvleftësuar. Dhe kështu donin që të bëhej një represalje në atë manastir që të dukej si luftë fetare. Donin të thonin që ishte xhamia kundër kishës, por dështuan”, tha Ngjela.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Policia u përball me një uragan primitiv”

Ngjela: Protestuesit donin destabilitetin e vendit

Rrëfen mbesa e ish-prefektit të Tiranës

Si e sfiduan regjimin, gruaja dhe të bijat e Gjon Markagjonit


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!