MENU
klinika

'Njëri prej tyre u qëllua direkt në kokë!'

Vuçiç: Kufomat e serbëve të vrarë duhet të dorëzohen sot

28.09.2023 - 08:59

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se pret që sot në mëngjes trupat e serbëve të vrarë në veri të Kosovës t’u dorëzohen familjeve të tyre, nëse Kosova nuk krijon probleme shtesë, shkruajnë mediat serbe.

I ftuar në mediumin serb RTS, presidenti tha se i friksohej reagimit të familjes së të vrarit Mijailoviç, i cili u qëllua direkt në kokë. Ai shtoi se ka persona që janë të gatshëm të jenë dëshmitarë të mbrojtur për të pohuar se ai është qëlluar direkt në kokë, se është vërtetuar dhe vrarë në mënyrë gjakftohtë. Presidenti saktësoi se janë vrarë Stefan Nedeljkoviç, Bojan Mijailoviç dhe Igor Milenkoviç.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat