MENU
klinika

Mund të ndërhyjë për të zhdukur provat

Dosja për aferën e ‘Partizanit’ me 200 faqe, GJKKO i trembet Berishës

22.10.2023 - 15:42

Mediat kanë publikuar dosjen voluminoze të hetimit të aferës së ish kompleksit ‘Partizani’ për të cilën po hetohet nën masën e sigurisë arrest me burg Jamarbër Malltezi ndërsa në masë sigurie detyrim me paraqitje ortaku i Malltezit, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe Sali Berisha.

Dy të fundit u është bllokuar pasaporta meqëllim që të ndalohen të largohen nga Shqipëria. Bëhet fjalë për një dosje prej 200 faqesh.

Në vendimin e gjykatës thuhet se ekziston mundësia që Berisha të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjesimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi.

“Për të hetuarin Sali Berisha plotësohet kushti i parë i veçantë i parashikuar nga shkronja “a”, pika 3, të nenit 228 të K.Pr.Penale, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje. Për faktin e ndodhur po zhvillohen hetime në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave të faktit dhe për shkak të funksionit që ka ushtruar më parë shtetasi nën hetim Sali Berisha në kohën e kryerjes së veprës penale, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, por edhe funksionit të tij aktual si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shtetasi nën hetim i lartpërmendur, për shkak të marrdhënieve të krijuara si rezultat i ushtrimit të funksioneve të mësipërme dhe influencave që mund të ketë tek persona të tjerë, ekziston mundësia që të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen apo asgjesimin e provave, si dhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çfarë do të ndikonte në një hetim të mangët për sqarimin e plotë të faktit penal objekt gjykimi.” thuhet në vendimin e argumentuar të gjyqtares Irena Gjoka.

Masa e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” dhe ‘ndalimi i udhetimit jashtë” është kërkuar nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO e cila sipas nenit 244/3 te Kodit të Procedurës Penale nuk mund të caktojë masë sigurie më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokuroria.

Sipas SPAK Sali Berisha dyshohet se ka konsumuar vepren penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin J. M., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

“Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi” thuhet në deklaratën e SPAK.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!