MENU
klinika

Nga Olta-Ronaldo tek Ina-Ilir

“DWTS” nga pistë kërcimi, në pistë debatesh: Ja përplasjet

23.10.2023 - 13:19

“Dancing with the stars” ka nisur me më shumë drama se performanca. Ndërkohë që Fifi ankohet se sapo ka sjellë në jetë një bebe dhe se nuk mund të japë 100%, Ronaldo përplaset me Palomën, Olta sheh se ç’ha Ronaldo e me radhë, ka edhe shumë drama të tjera që kanë ndodhur që prej nisjes së spektaklit.

Më e freskëta: Albi Nako vs Ilir Shaqiri

“DWTS” nga pistë kërcimi, në pistë debatesh:

Një debat i ri është krijuar në “DWTS”, këtë herë, mes Albi Nakos dhe Ilir Shaqirit. Albi është shprehur në “DWTS Fan Club” se ka shumë kritika, madje e krahasoi Ilirin, kryetarin e jurisë me një “dhelpër”.

“Pretendimi është që kasti të jetë gjithnjë në rritje, në lidhje me performancat. Është një kast që mund të ketë ca gjëra të përsonalizuara me njëri-tjetrin, mund të kenë hatërmbetje të mbartura prej kohësh dhe kjo bën që të dalin pak dhe nga konteksti dhe roli që kanë”, u shpreh ai.

“Në lidhje me jurinë, me gjithë respektin, se i njoh të katërt dhe kemi punuar (bashkë). Është një juri që mund të themi se deri diku, dy skajet e jurisë, Olta dhe Valbona mund të jenë më interesante. Iliri dhe Lori janë shumë profesionistë në këtë fushë, kam përshtypjen që duan që profesionalizmin e tyre ta ngulisin me doemos në mendjen e publikut dhe kjo bën që dashje padashje, të dalin nga konteksti dhe roli i tyre. Vë re shpeshherë (vlerësime të tipit) “Bravo, të lumtë, ulu 4” dhe “Nuk ishe fare mirë, ulu, 10”. Këtë nuk arrij ta kuptoj te juria. Duhet të jenë më koherentë në mënyrën se si gjykohet”, duke shtuar se vlerësimi duhet të jetë i njëjtë me pikët dhe sipas Albit, bien ndesh me njëri-tjetrin.

Ai iu referua Ilirit edhe si “dhelpër”, edhe pse mendon se në debatin Iliri – Ina, të dy kanë të drejtë dhe këtu nis drama. “Aty është një gjë e mbartur, dihet ajo gjë. Në një proces gjyqësor të pulës, nuk mund të jetë anëtar i jurisë dhelpra. Në këtë rast, dhelpra është Iliri dhe pula është Tokja (Eltioni)”.

Iliri, sigurisht i ktheu përgjigje Albit, duke i thënë: “Absolutisht (që jo). Këtë problem unë nuk e kam. Lori ka karrierën e vet, unë e vlerësoj shumë si balerinë”, referuar komenteve të Albit se ata duan t’ia ngulisin në mendje publikut se janë shumë profesionistë.

Sa i përket pjesës ku Albi shprehet se nuk janë në të njëjtën linjë me vlerësimet dhe pikët, Iliri sqaroi: “Nuk e kam këtë lloj ekstremi psikik që të ha atë që them, sepse unë atë që them, si koncept korrigjimi, ose kritike, ose vlerësimim, atë pikë jap. I them Albit që ndoshta duhet të ulet dhe të rishohë momentet kur unë jam shprehur si profesionist që është dhe të analizojë më me ftohtësi, sepse të gjeneralizosh është shumë kollaj, të specifikosh, është shumë e vështirë”.

Ai i ktheu një përgjigje edhe për termin “dhelpër”, ku u shpreh: “Të komentoj njërën apo tjetrën kafshë, nuk kam shumë dëshirë, por e thënë nga Albi, është një compliment. I kam si shiu në mushama dhe nuk më prek asgjë. Jam mësuar me këto hidh e prit. Unë i uroj Albit të përfaqësojë në “Fun Club” atë që është zhaneri ynë, kërcimin, që është i shenjtë. Ai e di shumë mirë në të gjithë kompleksion e fjalës se kush jam unë, kush është ai dhe kush është gjithë dynjaja”.

Albi Nako e sqaroi se për çështjen e pikëve, s’e kishte fjalën vetëm për Ilirin, por për jurinë. Ai tha se e vlerëson shumë Ilirin dhe sqaroi se në lidhje me “dhelprën dhe pulën”, ishte një batutë dhe se nuk lidhet me karakterin e tyre, por me situatat në të cilat ata janë vendosur në “BBVA 1”.

“Nuk është faji im që një pjesë e konsiderueshme e kastit ka qenë pjesë e “BBVA 1”, u shpreh ai, duke shtuar se fitilat janë ende të ndezur dhe se mund të shpërthejnë nga momenti në moment, por tha edhe se Iliri duhet ta marrë pak me më shumë sportivitet komentin e tij.

Më e komentuara: Ilir Shaqiri vs Ina Kollçaku

“DWTS” nga pistë kërcimi, në pistë debatesh:

Një tjetër përplasje ishte ajo mes Ilirit dhe Inës, e cila pretendonte se vlerësimet e Ilirit ishin mbi balerinin me të cilin ajo performon, Eltioni (i njohur edhe si Tokja).

Një informacion i vogël: Eltioni dhe Iliri kanë qenë konkurrent në “BBVA 1” dhe nuk kanë munguar përplasjet mes tyre, të cilat qartazi, nuk janë shuar, por përkundrazi, janë rindezur në këtë spektakël.

Gjatë provave, Ina i tha Eltionin si me shaka ose ironi që “nuk të jep pikë Iliri ty. Harroje.” “Le të mos më japë mi, problem i madh se nuk jep pikë Iliri; se aty ngelëm te pikët e Ilirit,” u përgjigj ai.

Momenti i transmetua dhe Iliri, i cili s’para i kursen përgjigjet, tha:

“Unë mendoj që…pfff…jam dakord që Tokja thotë që nuk më bëhet vonë për pikët e Ilirit. Unë mendoj që ti nuk ke pse fokusohesh te pikët e mia, sepse nuk t’i jap ty, por ia jap Inës. Mendoj që ti duhet të fokusohesh më shumë te dama jote, t’i japësh më siguri dhe mos të të shpëtojë nga duart në koreografi. Pika e dytë që dua të të them është se me këto…kompleksimi që ti ke, kontrakton edhe damën tënde gjatë orarit të provave. Sigurisht që edhe veshja nuk të ndihmon, sepse veshja me këpucë lustrafinë, çorape treçerekëshe…”

Ina, menjëherë e ndërpreu dhe i rikujtoi se duhet të gjykojë atë dhe jo Eltionin: “Ilir, ke ardhur për të më gjykuar mua, jo Eltionin. Kështu që do ta vlerësoja shumë nëse komentet e tua do të ishin për mua. Nëse unë kam shpëtuar nga duart, mund të ma thuash mua pse shpëtova nga duart. Kjo që po bën ti nuk është normale. Që kur nise të flasësh, po flet për balerinin. Eltioni është solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, e kanë vlerësuar njerëz të tjerë.”

“Meqë Tokja foli për Ilirin, unë do t’i përgjigjem,” shtoi Iliri. “Nuk është ‘Big Brother’, Ilir; është ‘Dancing ëith the stars’,” tha Ina.

Tjetër debat i papritur: Lori Bala vs Sardi Strugaj

“DWTS” nga pistë kërcimi, në pistë debatesh:

Një tjetër përplasje ishte ajo mes Lori Balës, e cila vitin e kaluar ishte balerinë, ndërsa këtë vit, në juri dhe Sardi Strugaj, konkurrent.

Lori, pas performancës së këngëtarit tha: “Do të doja që Sardi të kërcente më shumë. Nuk është mjaftueshëm. Nuk je i impenjuar në performancë. Unë nuk jam dakord për këtë lloj performance”, duke theksuar se në gjysmën e kërcimit, Sardi kërceu, por s’ishte më i përkushtuar në pjesën tjetër”.

Nga ana tjetër, Sardi i tha Lorit se duhet të jetë edhe në vendin e tyre, pasi sot është anëtare jurie, por më parë ka qenë edhe ajo balerinë.

“Lori ka qenë vjet konkurrente dhe nuk mendoj që e ulur në atë karrige duhet të flasë diçka për hir të karriges që ka. Mendoj që duhet ta kujtojë pak pozicionin që kishte vjet dhe të jetë më e futur në pozicionin tonë”.

Lori krahasoi kërcimin e saj me Salsano Rrapin (konkurrentin e vjetshëm): “Vjet kam bërë një (kërcim) kontemporane shumë të bukur me Salsanon dhe ai ka kërcyer shumë herë më shumë se ti”.

“Kjo ishte e ulët”, u përgjigj Sardi.

Për të gjithë debatin, Lori bëri një reagim në Instagram, ku u shpreh:

“Dy fjalë për natën e mbrëmshme! “Dancing with the stars” është program ku kryefjala është kërcimi! Si profesioniste e vlerësuar nga njerëz profesionistë, këtë vit m’u bë ftesa të ulem në karrige dhe të gjykoj! Kjo ftesë u bë falë profesionalizmit, eksperiencës sime 9-vjeçare në “Dancing ëith the stars”, falë disiplinës dhe jokompromisit që unë kam në profesionin tim!”

Më tej, vijoi:

“Nuk jeni balerinë, e di!
Do toleroj? Patjetër, aty ku duhet!
Do gjykoj? Patjetër, se për këtë jam aty!”.

Lori shtoi:

“Kam qenë pjesë e skenës dhe sigurisht, V.I.P-at që kam pasur në krahë janë gjykuar, kam qenë apo jo dakord unë, me të drejtë apo pa të drejtë! E di më mirë se kushdo sakrificën dhe lodhjen mbrapa skene, por kjo nuk është gara! Rëndësi ka respekti dhe vlerësimi ndaj njëri-tjetrit! Secili është dikushi në profesionin e tij. Unë uroj që në fund të gjithë kësaj eksperience ta keni shijuar dhe pse jo, të rriteni artistikisht. Paqe dhe dashuri”, përfundoi ajo.

Kush është bullizuesi?: Ronaldo Sharka vs Olta Gixhari

“DWTS” nga pistë kërcimi, në pistë debatesh:

Juria kritikoi kërcimin e Ronaldos dhe në një moment të mbrëmjes, Olta i tha konkurrentit: “Unë të pashë qëparë, një orë para, e hëngre sanduiçin”, duke treguar edhe përmasat e sanduiçit, “Ja, kaq sanduiçi”. Ajo u shpreh se konkurrenti nuk e mban dot balerinën. Anëtarja e jurisë i sugjeroi Frenkit, balerinës, të mendohet 2 herë para se t’i besojë Ronaldos, duke nënkuptuar se ai mund ta rrëzojë në skenë.

“Shiko, vajzë e dashur, ti ha bukë me ato këmbë. Pyete veten mirë para se të bësh një padieshkë me Ronaldon, se do të të lëshojë këtu dhe s’të ndihmojë dot pastaj”, tha ajo.

Ronaldo, edhe pse me vonesë, bëri një reagim në rrjetet sociale, duke postuar një video nga “BBVA 2”, me mbishkrimin: “Olta, kjo grua bullizuese, e cila ka fobi nga njerëzit që e duan, e dashurojnë ushqimin dhe që kanë ca kg të tepërta!”.

Postimi është fshirë.

Nga ana tjetër, Ronaldo, ka bullizuar jo pak njerëz në Instagram, duke nisur që nga cenimi i privatësisë, si dhe debati me goditje “poshtë brezit” mes tij dhe Palomës.

Debati virtual dhe zanor: Ronaldo vs Paloma

“DWTS” nga pistë kërcimi, në pistë debatesh:

Paloma u shpreh se Ronaldo s’bën për kërcim. “Mendoj se kërcimi nuk është fusha e vet dhe nuk mund të jetë kritikues kaq i madh”, referuar komenteve të tij për V.I.P-at e tjerë.

Ronaldo, sigurisht që s’e priti fare mirë komentin dhe publikoi në Instastory një foto ku i referohej Palomës si “fansja e tij më e zjarrtë”.

“DWTS” nga pistë kërcimi, në pistë debatesh:

Në një tjetër postim, shprehej: “Paloma, zemër! Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo s’domethënë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë, por realisht nuk e kuptova nga dilte gjithë ai mllef kur flisje sot në “DWTS”. Ti mund të kritikosh dhe komentosh, është e drejta e gjithsecilit, siç bëj dhe unë, por pa mllef zemër. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra (kur nuk ke operacione plastike, sigurisht)”.

“DWTS” nga pistë kërcimi, në pistë debatesh:

Ata patën një tjetër përplasje, të zhvilluar edhe në telefon, ku moderatorja Elona Duro i pyeti se pse ishte ndezur ky debat.

Pjesë nga biseda:

Paloma: Mund ta dëgjoj njëherë fillimisht nga Ronaldo pastaj do të vazhdoj të flas unë. Jam fansja e Ronaldos dhe kam shumë qejf ta dëgjoj.
Ronaldo: Si fanse duhet të ishte sot në studio zemër.
Paloma: Më shpjego pak ku e kishe ti gjithë atë vrer për mua pas një oponence të vogël që unë bëra me Erjolën në lidhje me kërcimin tënd në “DWTS”?
Ronaldo: Ok, e para një herë që kur të pashë në ato momente në “Fan Club” më dhe një lloj ndjesie një lloj ‘vibe’ të Gerta Gixharit në kohën e “BBV” që nuk linte emision pa dalë gjithësesi uroj të mos jesh ky rasti.

Së dyti, unë prisja të kishe ardhur sot në studio meqë qenke dhe fanse e imja sepse kështu nga telefoni mund të të kisha marrë vetë.

E treta, Paloma unë e di shumë mirë që ti ke mllef brenda vetes, ke një lloj inati sepse kjo u duk edhe nga aparenca, nga mënyra se si ti u shprehe dhe gjatë gjithë kohës nuk lije Erjolën të fliste të paktën një fjalë të mirë për mua.

Ti, Palomë e dashur, nuk mund të thuash që ky Ronaldo është mirë të bëjë atë emisionin “Mos i bjer me top” sepse nuk është për kërcim.

E para, Paloma ti nuk je balerinë profesioniste dhe nuk e njeh kërcimin, thjesht ke parë dhe ke dëgjuar disa komente lart e poshtë në dy performancat e mia të para.

E dyta, kjo gjëja që ti bëre është fiks sistemi i shpifur arsimor që ne kemi hequr mbi kurriz gjatë gjithë viteve që nxënësit e keq rrinë atje në fund, nxënësit e këqinj qortohen, nxënësve të këqinj u shkulen ato flokët para shkollës dhe ti Paloma nuk mund të dalësh dhe të flasësh me kaq mllef dhe ti bësh qoka Ilir Shaqirit apo Fifit, sepse ty nuk ta mban t’i kthehesh Fifit sepse kështu je ti Paloma, ti vazhdon lajkat e “BBV 1”.

Jonida (moderatorja): Një ndërhyrje e vogël, Paloma ka edhe televizor në shtëpi dhe e sheh performancën.
Ronaldo: Fjala bie, unë nuk u irritova me Albi Nakon që tha duhet të largohet Ronaldo. Por mënyra aq e shëmtuar dhe aq e mllefosur.
Paloma: Atëherë Ronaldo, i dashur, ajo që më bëri mua përshtypje sepse ti je një djalë i vogël, i ri.
Ronaldo: Po në qoftë se unë jam i vogël ti je e plakur atëherë. Lëri këto termat.
Paloma: Sa vjeç je Ronaldo? Të dëgjova dhe më lër të flas.
Ronaldo: Unë jam një djalë i rritur mjaftueshëm, maxhoren, 25 vjeç që punoj dhe jetoj. Ironitë me mua lëri.
Paloma: Mënyra se si ti e ke ndërtuar veten tënde dhe po e ndërton shumë shpejt do ezaurohesh. Këtë ta kesh këshillë nga unë. Ronaldo e ka nisur këtë karrierë mbrapsht dhe këshilla fillimisht e imja, e para, është që mos të krijojë kaq shumë armiqësi te njerëzit sepse duke i krijuar këto, karriera është shumë e shkurtër dhe  bëhesh shumë antipatik. Ajo për të cilën ti lufton është vëmendja, janë fansat është rrethi dhe target-i që ti do të të ndjekë.

Por në këtë formë që ti e ke nisur karrierën tënde e ke gabim. Unë nuk kuptoj se çfarë janë operacionet plastike tek Paloma, të sugjeroj që në programin tënd që e moderon kaq bukur dhe unë jam fansja jote, të marrësh një kirurg plastik dhe të më evidentojë mua, unë jam njeriu më i thjeshtë dhe unë atje kam dalë atë ditë me flokë pa krehur sepse kam një familje që e mbaj nga mëngjesi deri në darkë dhe e kam zgjedhur vetë karrierën time.
Ronaldo: Pse të dogjën kaq shumë ty operacionet plastike dhe del nëpër Story dhe thua unë përdor vetëm vitamina. Kur ti je bërë si Donatella Versace shpirt.
Jonida: Mjaft me ofendime.
Ronaldo: Nuk është ofendim, Donatella Versace.
Jonida: Ofendim është, të lutem mjaft me ofendime.
Paloma: Ronaldo Sharka harroi që unë në asnjë moment të tij nuk e kam prekur profesionalisht thjesht është një kompeticion kërcimi që mua Ronaldo nuk më duket personi i duhur për të kërcyer. Nga ai mllefi jot i operacioneve të mija plastike dhe aq më tepër të më gjykosh ti punën time ku më ka duartrokitur një Shqipëri e tërë sepse kam luftuar që fëmijë dhe më ka zgjedhur tjetër kush që të jem në atë pozicion dhe dua unë të jem në këtë pozicion që jam tani.
Jonida: Paloma nuk ishte qëllimi i ndezjes së debateve.
Ronaldo: Lëri ironitë se edhe unë di të them më mirë të bësh këtë sesa të dalësh dhe të demaskosh burrin tënd në “BBV 1”.
Paloma: Kur të kalosh jetën time ti dhe përvojën time ti si nënë dhe si grua që sa kam investuar unë për ta mbajtur fort atë familje atëherë do flasim.

Më e çuditshmja: Armaldo vs Mariana (balerina)

“DWTS” nga pistë kërcimi, në pistë debatesh:

Armaldo, pjesë e konkurrentëve të “DWTS”, u nevrikos për një shaka që partnerja e tij në kërcim, Marina i bëri. Ajo i tha që po e sheh me inat siç shihte Luizin brenda “BBVA 2” dhe kjo e ka irrituar dhe mërzitur tenorin.

Mariana: Unë e kam pasur për shaka.
Armaldo: Për shaka? E dyta herë për shaka, sepse më ke thënë më shiko me inat siç shikoje Luizin, herën e dytë e bën këtë deklaratë. Si mund të flasësh në emrin tim?
Mariana: Pse je prekur kaq shumë s’e kuptoj.
Armaldo: Po të shikosh komentet në Instagram, në rrjetet sociale do e kuptosh pse jam prekur aq shumë.
Mariana: I hapa unë, s’kishin thënë ndonjë gjë.
Armaldo: I hape, por s’i ke parë mirë. S’e mban mend se ç’ke thënë. Nuk të takon ty…
Mariana: Nuk më takon, por nuk e kam bërë me tendencë.
Armaldo: Unë me atë njeri nuk flas fare dhe nuk dua të flas fare. Ti e di shumë mirë që nga fillimi i provave që kemi bërë.

Pas kësaj, situata i është rikthyer normalitetit. Vetëm në këtë rast, ka një rikthim në normalitet, në situatat e tjera, mëritë, kunjat dhe përplasjet vijojnë, sepse qartazi, “Big Brother” ende duket sikur s’ka mbaruar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emrat që janë konfirmuar deri më tani!

Regjizorja shqiptare, konkurrentja e radhës në “DWTS”

Kush tha që Ledri nuk është xheloz?

Reperi ‘paralajmëron’ partnerin e Sarës në “DWTS”