MENU
klinika

Vitin e parë priten mbi 1 milionë pasagjerë

Aeroporti i Vlorës, eksperti i aviacionit: Do ketë pistën më të mirë në Shqipëri

29.11.2023 - 20:00

Punimet e nisura në vitin 2021 për aeroportin e Vlorës pritet të përfundojnë plotësisht në vitin 2024 dhe që aeroporti të jetë gati për operim nga viti 2025.

Për të diskutuar lidhur me përfitimet që do të sjellë në ekonomi aeroporti i Vlorës, në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, kanë qenë të ftuar Altin Progonati ekspert i aviacionit civil dhe eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli.

Progonati tha se aeroporti i Vlorës do të sjellë një tripolarizim të aviacionit dhe rritje të vendeve të punës në qytetet përreth.

“Tani po bëhet një shpërndarje, tripolarizim i aviacionit, duke sjellë rritjen e vendeve të punës dhe përgatitjen e profesionistët e rinj në këto vende. Gjerësia e propozuar e pistës është diku te 60 metra. Gjatësia 3200 metra. Kjo sjell që aty të ulen avionë më të mëdha se ata të Rinasit. Do jetë aeroporti me pistën më të mirë që mund të ekzistonte në Shqipëri”- u shpreh eksperti i aviacionit duke theksuar se suksesi  është i sigurtë pasi aeroporti do të menaxhohet nga kompania që ka ndërtuar aeroportin e Munihut në Gjermani.

Ndërsa teksa foli për problemet në ndërtimin e aeroportit, Progonati tha se një prej tyre është afërsia me detin dhe erërat e forta që ndikojnë në aviacion që sjell probleme në uljen dhe ngritjen e avionëve.

“I vetmi problem është afërsia me detin, erërat e forta që vijnë nga deti që dihet se ndikojnë në aviacion. Kjo mund të sjellë problem në uljen dhe ngritjen e avionëve. Nuk e dimë ende nga do hyjnë avionët, nuk janë bërë ende hartat e aeroportit. Përveç kësaj është pjesa e lumit të Vjosës që është afër asaj zone dhe herë pas here del nga shtrati”- shtoi Progonati.

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se shteti duhet të ndërtojë diga për mbrojtjen e aeroportit, ndërsa theksoi se duke qenë se do të jetë një aeroport turistik, tarifat për pasagjerë mund të jenë pak më të larta.

“Ne dimë se Vjosa del nga shtrati. Atëherë këtu duhet mbrojtur aeroporti. Duhet që edhe shteti të mendojë për ndërtimin e digave të posaçme për mbrojtjen e aeroportit.  Duhet parë me shumë kujdes politika e tarifave të aeroportit. Ky është një aeroport turistik dhe tarifat do i ketë rrjedhimisht më të larta se i Rinasit për shkak edhe të numrit më të ulët të pasagjerëve”- tha Çoçoli.

Ai shtoi se pritet që në vitin e parë të nisjes së fluturimeve nga aeroporti i Vlorës të ketë mbi 1 milionë pasagjerë dhe mbi 140 milionë euro të ardhura.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!