MENU
klinika

'Le të shohim'

Marrëveshja për emigrantët, Renzi: Meloni ka dërguar vetëm turistë në Shqipëri, të shohim nëse funksionon

07.11.2023 - 13:37

Një reagim për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët ka ardhur edhe nga ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, raporton ‘Ansa‘.

Reagimi i plotë

Le të shohim nëse kalojmë nga fjalët në veprime. Është qeveria që duhej të bllokonte zbarkimet dhe ka dyfishuar uljet. Për momentin në Shqipëri Meloni na ka dërguar turistë këtë verë. Të shohim nëse kjo zgjidhje do të funksionojë, unë vazhdoj të mendoj se ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është dërgimi i këtyre njerëzve në punë. Ruajini në det dhe më pas dërgojini në punë. Pjesa tjetër më tingëllon si reklama, pastaj do të shohim nëse do të funksionojë. Më duket një zgjidhje mjaft teorike dhe jopraktike’- është shprehur lideri i Italia Viva Matteo Renzi, në fillimet e aktivitetit romak të turit “Volare alto”.

Çfarë u nënshkrua dje?

Shqipëria nënshkroi dje një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për frenimin e valës së emigrantëve në shtetin fqinj. Në bazë të marrëveshjes, Italia do të financojë dy qendra për të menaxhuar emigrantët pa lejeqëndrimi. Këto struktura fillimisht do të presin jo më shumë se 3 mijë persona që do të qëndrojnë aty kohën e nevojshme për të shqyrtuar kërkesat për azil. Do të qarkullojnë në vit deri në 36 mijë persona, natyrisht jo njëkohësisht, pasi kapaciteti maksimal i dy qendrave do të mbetet deri në 3000 vendstrehime.

Meloni deklaroi se në Portin e Shëngjinit do të ngrihet qendra për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë dhe një tjetër strukturë do të ngrihet në Gjadër për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil, ndërsa Shqipëria do të kontribuojë vetëm me sigurinë. Kjo qendër parashikohet që të jetë gati në pranverën e ardhshme.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!